Home Lajme BOTË Dy shpërthime në Damask, të paktën 46 të vdekur

Në dy shpërthime të ndodhur në rajonin Bab Musalla, në kryeqytetin e Sirisë, Damask, sipas vlerësimeve të para kanë humbur jetën të paktën 46 persona, ndërsa janë plagosur më shumë se 100 të tjerë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e spitalit, mësohet se në afërsi të varrezave në rajonin Bab Musalla në kryeqytetin Damask, që është nën kontrollin e regjimit ka patur shpërthime. Sipas vlerësimeve të para kanë humbur jetën të paktën 46 persona, ndërsa janë plagosur më shumë se 100 të tjerë.

Në atë zone ka 11 varre të cilat shiitët i konsiderojnë të shenjta, dhe si të tilla tërheqin shumë vizitorë.

Nga sulmet janë vrarë dhjetëra shtetas të Irakut

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Irakut e cila thotë se përveç të vrarëve, ka një numër të madh të të plagosurve.

“Raportet fillestare flasin se 40 irakianë janë vrarë dhe 120 të tjerë kanë mbetur të plagosur në sulmet e sotme”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Irakut, Ahmed Jamal.

Sipas tij, sulmet kishin pasur në shënjestër pelegrinët irakianë të cilët kishin vizituar varrezat në zonën e shpërthimit.

Ndërkohë, në lajmet e mediave pro-regjimit, raportohet se sulmet janë ndërmarrë nga organizatat terroriste, ndërsa deri tani askush nuk ka marrë përsipër sulmet.

KULTURË

0 2514

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...