Dyvjeçari në Han të Elezit e vë në lëvizje makinën, aksidentohet në një mur dhe dërgohet në QKUK
Një fëmijë dyvjeçar është aksidentuar dje me një rrethojë të betonit në Han të Elezit, shkruan Gazeta Express.
I njëjti kishte hyrë në veturë dhe ka larguar nga shpejtësia veturën që u vu në lëvizje.
Pas kësaj përplasje ai është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK.
Njoftimi i plotë i policisë:
Hani i Elezit, 18.03.2021 – 11:00. Raportohet se një fëmijë i moshës dy vjeçare kishte hyrë në veturë dhe duke e larguar nga shpejtësia vetura kishte filluar të lëviz rreth 10-15 metra duke e goditur një rrethojë të betonit. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar.