Home Lajme KOSOVË E dhimbshme: Dy vëllezërit kosovarë vdesin brenda tri ditësh nga koronavirusi

Deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi ka njoftuar se dy vëllezër kosovarë kanë ndërruar jetë në një diferencë prej tri ditësh nga njëri-tjetri.Doktor Adnan Bucaliu ka vdekur vetëm tri ditë pasi që i vdiq edhe vëllai Agroni.Deputeti i PDK-së i cili kishte lidhje miqësie me Adnanin e ka përshkruar atë si shok e njeri me zemër të madhe.Ndërkohë familjarët në rrjetet sociale kanë shkruar dy vëllezërit kanë vdekur nga Covid-19.Njoftimi i plotë:Lajm i rëndëMbrëmë mora lajmin e kobshëm, se vdiq Adnan Bucaliu, tri ditë pasi i vdiq edhe vëllai, Agroni.Adnani ishte shok e njeri i mirë, me zemër të madhe e të bardhë.Gjithmonë ishte i veçantë, jo vetëm për familjen, por edhe për mua e shoqërinë tonë, përgjithësisht.Me zemër të thyer u shpreh ngushëllime familjes Bucaliu dhe gjithë shoqërisë sonë të përbashkët.Adnani e Agroni paçin qetësi në botën e përtejshme e të përjetshme, familjes ngushëllime nga thellësi e shpirtit.

KULTURË

0 68

Aktivitete çdo natë– Muzikë / Performanca Artistike Filigran , Art me Pika , Qëndisje , Punime Druri. https://www.facebook.com/TVBESA/videos/852044405574209