Home Lajme E dhimbshme:20 vjeçari nga Malisheva u vra në Itali nga familjari për...

E dhimbshme:20 vjeçari nga Malisheva u vra në Itali nga familjari për 50 euro borxh

Erion Morina, 20 vjeçari nga Malisheva që jeton në Itali, është vrarë e më pas hedhur në lum para disa ditësh nga kushëriri i tij Musli Morina, e gjithë kjo siç bëhet e ditur, për shkak të 50 eurove.Natën mes 16 dhe 17 janarit dy të rinjtë që janë familjarë mes vete, dolën në një prej kafeneve në Naviglio të Italisë ku kanë pirë shumë dhe më pas që të dy janë dehur.Mirëpo, pas një mosmarrëveshje e cila sipas mediave italiane ndodhi për shkak të parave, Erion Morina mbeti i vrarë, pikërisht nga familjari i tij, Musli Morina.

Ky i fundit, në stacionin policor ka pranuar se e ka vrarë kushëririn e tij, duke treguar edhe se si ka shkuar gjithë ngjarja, përcjell Gazeta Metro.

Sipas tij, Erioni i kishte borxh rreth 50-100 euro dhe kjo u bë shkas për mosmarrëveshjen e tyre. Musliu ka treguar se që të dy ishin përdorues të rregullt të alkoolit dhe drogës.Sapo dolën jashtë, Musliu e ka goditur Erionin dy herë në kokë dhe një herë në krah, me gotën që e ka marrë brenda kafenesë ku qëndruan po atë natë.

Ndërkaq, hetuesia në anën tjetër, ka konstatuar se viktima nuk ka vdekur për shkak të plagëve të marra nga përleshja, por pasi ka rënë në një lum aty afër.Viktima pritet të varroset këtyre ditëve, ndërsa ende nuk dihet se a do të sjellet trupi i pajetë këtu në Kosovë. Ndërsa, sa i përket Musliut, ai po qëndron ende në stacionin policor ku pritet të hetohet tutje.