Home Lajme KOSOVË E infektuara me COVID-19 tenton ta kalojë kufirin me Shqipërinë, kapet nga...

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një të dyshuar femër të infektuar me virusinCovid-19 pasi që e njëjta ka tentuar që ta kalojë kufirin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan Gazeta Express.“PKK. Vermicë, 20.11.2020-17:00. Është raportuar se ndaj të dyshuarës femër kosovare është hapur rast pasi që e njëjta derisa ka qenë me Covid 19, duke mos u përmbajtur rekomandimeve ka dalë nga vetë izolimi”, është bërë e ditur në raportin e policisë.Ky veprim i saj ka qenë në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK-së dhje institucioneve tjera shëndetësore.Kjo nuk është hera e parë kur të infektuarit me Koronavirus thyejnë masën e izolimit.Raste të tilla ka pasur edhe brenda qyteteve në Kosovë.