Home Sport E pranon Messi: Penalltitë i kam problem

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, e ka pranuar se është tejet i frustruar me formën e dobët të ekzekutimit të penalltive.

Ylli argjentinas i ka humbur katër penallti për klubin dhe kombëtaren këtë edicion, dhe për këtë thotë se është i frustruar.

“Është e vërtetë se jam i frustruar me faktin se kam humbur disa penallti, si për klubin ashtu edhe për Argjentinën”, ka thënë fillimisht Messi për faqen zyrtare të klubit.

“Unë jam lojtari që i gjuan gjithmonë penalltitë, por kur portierët ju studiojnë ata e dinë më mirë idetë tuaja. Këto janë gjëra që ndodhin në futboll, por është e vërtetë se kam marrë vendime të dobëta, si për shembull ndaj Manchester Cityt, ku goli do të na jepte një avantazh të rëndësishëm”.

“Mirëpo si gjithçka tjetër në futboll, ne jemi fatlum që çdo tri ditë është një ndeshje e re. Ju nuk mund të vazhdoni të pendoheni për atë që ka ndodhur”, ka shtuar argjentinasi.