Home Lajme KOSOVË E vodhi veturën pastaj e aksidentoi, arrestohet pejani

Është arrestuar një person i dyshuar në Pejë pasi që i njëjti kishte vjedhur veturën e viktimës.

Policia ka njoftuar se vetura ishte braktisur pasi që i dyshuari e kishte aksidentuar.

Vjedhja e veturës ka ndodhur të dielën në orën 00 e 30 minuta në rrugën “Mehmet Akif Peja”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.