Home Lajme BOTË Edhe Afganistani e nis vaksinimin, Kosova “po angazhohet për sigurimin e vaksinave”

Një ndër shtetet me gjendjen më të rëndë ekonomike në botë dhe vend i shkatërruar nga lufta që nisi para dy dekadave e që nuk është ndaluar ende, Afganistani megjithatë e filloi fushatën e vaksinimit kundër Covid-19.

Në mesin e personave të parë që e morën vaksinën e kompanisë AstraZeneca në Afganistan ishin mjekët, personeli i sigurisë dhe gazetarët. Këto doza Afganistanit i janë dhuruar si donacion nga India.

“Sot, e përgëzoj popullin e Afganistanit për nisjen e fazës së parë të vaksinës kundër Covid-19 me 500.000 doza. Kjo është një mundësi e madhe për njerëzit e Afganistanit”, tha presidenti afgan, Ashraf Ghani.

“Nuk presim ndonjë mrekulli, por të ndihmojmë që kjo fushatë të zbatohet në mënyrë të drejtë”, deklaroi ministri afgan i Shëndetësisë, Waheed Majroh, shkruan The Guardian.