Home Lajme BOTË Edhe Berlini kundër idesë për ambasadën e Kosovës në Jerusalem

Gjermania ka treguar edhe zyrtarisht se nuk i qëndron krah Kosovës në vendosjen e Ambasadës kosovare në Jerusalem.

Qëndrimin për këtë e kanë dhënë shkurt e qartë nga zyra e Kancelares Angela Merkel, njofton Klan Kosova.

”Qeveria e Gjermanisë e përgëzon Kosovën për njohjen nga Izraeli. Në të njëjtën kohë ne e sjellim në vëmendje qëndrimin unik që e ka Bashkimi Europian në lidhje me kryeqytetin e Izraelit dhe për këtë arsye të gjitha ambasadat e BE-së janë të vendosura në Tel Aviv”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë nga Berlini.

Para një jave vetëm një ditë pas nënshkrimit të njohjes reciproke mes Kosovës dhe Izraelit një zëdhënës i Bashkimit Europian tha se bartja e përfaqësisë diplomatike të Kosovës në qytetin e shenjtë nuk është në pajtim me aspiratat integruese të vendit.

BE-ja brenda vetes ka një problem të madh në raport me Prishtinën zyrtare.