Home Lajme KOSOVË Edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë — gjithsej 19...

Edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë — gjithsej 19 të infektuar

Janë konfirmuar edhe dy raste të reja me virusin COVID-19 në Kosovë. Numri i të prekruve tani ka shkuar në 19. Të prekurit e fundit janë një cift nga Gjakova, që së fundi kanë ardhur nga Dussefdorfi i Gjermanisë.

Kjo është komunikata e ISHKPK’së për rastet e reja:

Nga data 08.02.2020 deri me 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 284 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej nëntëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot me 17.03.2020 janë konfirmuar edhe dy raste pozitive për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetri i gjinisë femër 49 vjeç.

KULTURË

0 2142

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...