Home Lajme KOSOVË Edhe një vjedhje me maska e me armë në “MoneyGram”

Përgjegjësi i “MoneyGram” ka thënë se dy persona kanë hyrë në filiale me maska në fytyrë dhe me armë në duar, rreth orës 18:30 .Ai tha se nën kërcënimin e armëve të të dyshuarve janë detyruar që t’ua dorëzojnë të gjitha paratë që kishin në dispozicion.Rastin e ka konfirmuar edhe Agron Borovci, zëdhënës i PK-së, për IndeksOnline, i cili tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin e identifikimit të të dyshuarve të mundshëm.“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të ndodhur në në rrugën “Holgen Petersen” në Prishtinë, në një filiale të një kompanie për shërbime të shpejta të transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave.Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që dy të dyshuar së paku njëri nga ta i armatosur nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga aty një vlerë të caktuar monetare.Aktualisht ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, tha ai.

KULTURË

0 82

Aktivitete çdo natë– Muzikë / Performanca Artistike Filigran , Art me Pika , Qëndisje , Punime Druri. https://www.facebook.com/TVBESA/videos/852044405574209