Home Foto Galeri Edi Rama shpërndan fotot: Sa bukur paska qenë dje në Prizren

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e hënë me një postim në rrjetet sociale ku i ka bërë jehonë një organizimi të Retro Albania dhe Oldtimer Kosova me paradën e makinave të vjetra në qytetin e Prizrenit.“Sa bukur paska qenë dje në Prizren organizimi i përbashkët i RETRO Albania dhe OLDTIMER Kosova”, shkruan kryeministri Rama përkrah fotove të dhjetëra makinave të veçanta.