Home Lajme KOSOVË Ekskluzive/Këto janë masat e reja anti-COVID, që pritet të hyn në fuqi...

Ka më shumë se pesë muaj prej kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me pandeminë COVID-19, derisa numri i rasteve pozitive sot ka qenë alarmues.

Për 24 orë sipas IKSHPK-së nga 404 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, rezultuan gjithsej 276 raste pozitive.

Kjo shtyri Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë të paralajmërojnë edhe masa të reja të cilat pritet të hyn së shpejti në fuqi.

Por, burime të Indeksonline mësojnë se këto janë edhe propozim – vendimet e shqyrtuara, që pritet të hyn në zbatim nga data 30 e këtij muaji.

Prej datës 30/07/2020 të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë me risk të lartë të infeksionit (Republika e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë) obligohen të vetëizolohen për 7 ditë në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu nga kjo datë të gjithë shtetasit kosovarë (qytetarët me leje qëndrim dhe ata me leje të përkohshëm) që dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve obligohen të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19 me testin RT-PCR në SARS-COV2, në të kundërtën obligohen të vetëizolohen për 7 ditë.

Po ashtu të gjithë personat që do të vetëizolohen evidentohen në regjistër nga Policia e Kosovës në të gjitha pikat kufitare në territorin e Republikës së Kosovës.

Dhe, të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, Bosnjes e Serbisë që hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë përmes testit që janë të shëndoshë nga COVID-19.

KULTURË

0 47

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren