Home Lajme BOTË El Bab, dera e sigurisë për Turqinë

Turqia duhet të pastrojë El Bab-in në mënyrë që të largojë organizatat terroriste, si DEASH dhe PYD/PKK nga kufiri si dhe të ndalojë formimin e “shteteve terroriste” në këtë rajon.

Qyteti El Bab i cili ndodhet në veri të Sirisë ndodhet rreth 30 kilometra larg kufirit me Turqinë.

Në qytetin e shtrirë në 30 kilometra katrorë para fillimit të luftës jetonin 64 mijë banorë, shumica e të cilëve janë sunitë.

El Bab është një nga pikat më të rëndësishme tregtare të Sirisë. Zona njihet si një vend ku tregtarët e ardhur nga vende të ndryshme kanë ngritur tregje të mëdha. Ndërsa rëndësia më e madhe gjatë marrjes nën kontroll nga organizata terroriste DEASH është për shkak të pozitë gjeografike dhe lidhjeve të rrugëve.

El Bab ndodhet në korridorin M4 i cili lidh bregun e Detit Mesdhe me veriun e vendit, si dhe lidhja e Halep-Rakka-Haseke deri në Mosul.

Emri i qytetit i cili lidh perëndimin me lindjen e Sirisë quhet Bab që ka kuptimin e “derës”.

– Marrja e El Bab-it është kusht për sigurinë e kufirit dhe refugjatëve të vendosur

Ushtria turke në bashkëpunim me Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS) nisën më 24 gusht ofensivën “Mburoja e Eufratit”. Deri më tani ata kanë mundur të marrin nën kontroll 1.840 kilometra katrorë.

Por DEASH herë pas here sulmon përmes grupeve të dislokuara në Bab për të rimarrë zonat e humbura.

Largimi i DEASH-it rreth 27.5 kilometra nga kufiri krijoi edhe një avantazh për pengimin e tyre në kalimet kufitare.

Turqia synon që të dëbojë sa më shumë organizatën terroriste DEASH, në mënyrë që ta nxjerrë nga rrezja e veprimit të raketave.

Ruajtja e kufirit dhe më pas rajonit kufitar do të bëjë të mundur edhe jetesën në mënyrë të sigurtë të refugjatëve sirianë të ikur nga vendet e konfliktit brenda kufijve të Sirisë.

Në rast se Bab bie në kontrollin e Turqisë atëherë organizata do të largohet 30-35 kilometra nga kufiri. Për këtë arsye duhet që DEASH-i të nxirret nga Bab-i.

– Marrja e Bab-it nga Asadi është kërcënim për zonën e sigurisë

Në rast se El Bab nuk merret nga forcat turke në kuadër të “Mburojës së Eufratit”, qyteti pritet të merret nga forcat e regjimit ose PYD/PKK e mbështetur nga SHBA-ja.

Momentalisht ushtria e regjimit e mbështetur nga grupet shite ndodhet 10 kilometra larg El Bab-it.

Në rast se regjimi merr këtë qytet atëherë ai do të kërkojë të përparojë drejt veriut, duke kërcënuar kështu zonën e sigurisë.

– Një masë kundër formimit të shtetit terrorist PKK

Në rast se PKK/PYD merr kontrollin e qytetit, atëherë ajo do të ketë nën kontroll një pjesë shumë të madhe në këtë rajon. Në këtë mënyrë organizata terroriste do të ketë mundësi të bashkojë pjesën e saj lindore me atë perëndimore.

PKK është duke punuar mbi një plan për “formimin e një shteti” në kufirin Turqi-Siri. Kjo përkthehet në një kërcënim shumë më serioz për Turqinë.

– Efektet e autobombave

ULS arriti deri në 2 kilometra në afërsi të El Bab-it më 13 nëntor, ndërkohë ULS ndërmori përgatitje dhe më 9 dhjetor filloi të përparojë drejt qendrës së qytetit. Një ditë më parë pas përleshjeve shumë të mëdha disa pika të rëndësishme të këtij qyteti u morën nga ULS.

DEASH që prej nisjes së ofensivës “Mburoja e Eufratit” rezistencën më të madhe është duke e treguar në El Bab

Organizata ka ngritur edhe një vijë mbrojtjeje në këtë qytet, ndërkohë përmes autobombave organizon edhe sulme ndaj ULS dhe ushtrisë turke.

Sasia e bombave të ngarkuara në automjete herë pas herë e kalon fuqinë e atyre që hidhen nga avionët.

Nga ana tjetër ushtria turke i ndalon këto sulme përmes monitorimit nga ajri me avionë pa pilotë të cilët janë 24 orë në veprim.

– Sulme terroriste nga mesi i civilëve

Ndërkohë që në lagjet e El Bab-it ka nisur një luftë brenda qytetit, terroristët të cilët kanë qëndruar rreth 2.5 vite këtu përdorin avantazhin e përzierjes me civilët.

Terroristët e kamufluar me civilët mund edhe të humbin, ose të mobilizohen në grupe të vogla. Për këtë arsye është shumë e vështirë të kuptohet se nga cila anë do të sulmojnë ose zbulimi i kurtheve të tyre.

Nga ana tjetër terroristët lënë në vendet të cilat humbin kontrollin një sasi të madhe lëndësh eksplozive, mina dhe bomba të fshehura.

Ndryshe nga rajonet e tjera e marra në të cilat nuk kishte civilë, në Bab ka dhjetëra mijëra civilë që jetojnë dhe kjo gjë e ngadalëson operacionin.

Nga ana tjetër organizata terroriste përdor si mburojë civilët në këtë qytet kundër bombardimeve të artilerisë së rëndë.

DEASH zakonisht përdor vendet e mbipopulluara për të vendosur godinat e komandave të luftës. Ndërsa synimi i “Mburojës së Eufratit” është mbrojtja e civilëve dhe marrja e të gjitha masave në mënyrë që ata të mos ndikohen nga ky operacion.  /AA/

KULTURË

0 2406

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...