Home Lajme KOSOVË Eliot Engel: Administrata Trump ka kontribuar në rrëzimin e Qeverisë Kurti

Në mbledhjen e Komitetit, udhëheqësi i saj për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Eliot Engel ka folur rreth çështjeve të Ballkanit Perëndimor.Në diskutimin e tij ka qenë edhe shteti i Kosovës, sipas Engel administrata e udhëheqhur nga Donald Trump me veprimet e saj ka kontribuar në rrëzimin e qeverisë të udhëhequr nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.Engel ka përmendur kushtin e vendosur nga i dërguari special të ShBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi që Kosova të heqë taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe cicërimën e djalit të presidentit Trump se ShBA do t’i largoj trupat e saj nga Kosova.“Për fat të keq me veprimet e administratës Trump kemi kontribuuar në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës jo shumë kohë më parë. I kemi thënë Kosovës se nuk mund të aplikojë bazën e reciprocitetin në tregti me Serbinë, që është parim themelor. Madje vendosëm edhe frena në ushtrinë mbrojtëse të vogël të Kosovës. Këto gjëra duhet të ndalin. E shpresoj që administrate e re e zgjedhur Biden të rregullojë këtë”, ka thënë Engel.