Home Lajme KOSOVË Eman Rrahmani #69127 Lëvizja Vetêvendosje!

Eman Rrahmani, deputeti që u bë i njohur me bartjen e maskës në Kuvend me mbishkrimin “E dua Profetin tim”, si reagim ndaj shpërndarjes së karikaturave ofenduese, në këto zgjedhje do të garoj me numrin 69 nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Eman Rrahmani është i lindur më 1985, studimet universitare i ka përfunduar në drejtimin e Biznesit Ndërkombëtar ndërsa studimet e nivelit Master i ka përfunduar në drejtimin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.

Që nga viti 2007, Emani ka ndërmarr iniciativa të shumta civile dhe është i njohur për organizimin e shumë aktiviteteve humanitare, si dhe krijimin e një shoqërie sa më aktive për të mirën e vendit.

Nga viti 2017 deri në 2020, Emani ka qenë Asambleist nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ka fituar mandatin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Emani ka shumë vullnet për të përmirësuar gjendjen në Kosovë dhe punon që të shtyjë përpara politika në këtë drejtim. Ai është i përqendruar në përmirësimin e të drejtave të punëtorëve, përpilimin e politikave adekuate për mbështetjen e bizneseve të vogla si dhe për çështje sociale.

Emani është i martuar dhe ka një fëmijë. Ai jeton në Prishtinë dhe punon si menaxher në kompaninë BINI.