Home Lajme Enver Hoxha i treti ndër “10 diktatorët më të çmendur”

Enver Hoxha renditet i treti në listën e “Diktatorëve më të çmendur”. Në një video ku pasqyrohen diktatorët më të çmendur, për Enver Hoxhën thuhet: “Ndërtoi 750 000 bunkerë prej çimentoje, në një kohë kur vendi kishte një popullsi prej vetëm 3 milionë, për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i jashtëm”.

Enver Hoxhës ia kalon vetëm Mobutu Sese Seko, ish-dikatori i Republikës Demokratike të Kongos, thuhet në shkrimin që e transmeton KJ. Ai ndëshkonte këto që i përmendej emri në TV dhe Saparmurat Niyazov nga Turkmenistani, i cili i emëronte muaj e vitit sipas emrave të familjes së tij. Ai gjithashtu dënonte këto që vendoste flori tek dhëmbët si edhe çdo njeri që sinkronizonte buzët me këngëtarët në koncerte.