Home Lajme Erdoğan bisedë telefonike me Metën, ftesë për vizitë në Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar për zgjedhjen në postin e President të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën, kreun aktual të Kuvendit të Shqipërisë.

Në një njoftim zyrtar nga Kuvendi i Shqipërisë, thuhet se në një bisedë telefonike, Erdoğan e uroi Metën për detyrën e re, duke e ftuar për një vizitë zyrtare në Turqi.

Erdoğan e ka falënderuar Metën siç thuhet në njoftim, për rolin që ka luajtur në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve gjatë ushtrimit të detyrës së kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Gjithashtu theksohet se Meta shprehu besimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë. “Shpreh besimin për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë. Rajoni përballet me sfida të mëdha stabiliteti e sigurie që kërkojnë përgjegjshmëri e përkushtim. Miqësia mes Shqipërisë dhe Turqisë është e rëndësishme për tërë rajonin”, – është shprehur Meta gjatë bisedës telefonike me Presidentin e Turqisë.