Home Lajme BOTË Erdoğan: FETO nuk do të mund të gjejë strehim as në Pakistan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri pakistanez Navaz Sherif pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke vënë në dukje se në takim kanë biseduar kryesisht zhvillimet për çështjen e Kashmirit, Erdoğan ka theksuar se “Problemet që kanë përjetuar vëllezërit tanë në Kashmir dhe tensionet e rritura në vijën e kontrollit kanë arritur në dimensione që nuk mund të injorohen”.

“Po ndjekim me shqetësim tensionet e rritura në vijën e kontrollit dhe humbjet e jetëve. Problemi i Kashmirit duhet të gjejë një zgjidhje përmes dialogut mes Paskistanit dhe Indisë në kuadër të vendimeve të Kombeve të Bashkuara si dhe duke patur parasysh kërkesat e popullit të Kashmirit. Edhe ne si vend, në të njëjtën kohë edhe si Presidencë e radhës e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik do të vazhdojmë të japim mbështetjen që kemi mundësi”, tha presidenti Erdoğan.

Nuk do ta harrojmë qëndrimin e Pakistanit”

Më tej duke tërhequr vëmendjen se Turqia me Pakistanin kanë qenë përkrah njëri tjetrit në kohët më të vështira presidenti Erdoğan tha se “Pikërisht ashtu si në luftën tonë të pavarësisë, Pakistani ka treguar qartë dhe hapur se është mik i ditëve të vështira i popullit tonë edhe pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik”.

“Nuk do ta harrojmë kurrë këtë qëndrim dhe sinqeritet të Pakistanit”, deklaroi Erdoğan duke theksuar se menjëherë pas tenetativës për grusht shteti Presidenti Hüseyin dhe kryeministri Sherif i kanë telefonuar duke i shprehur keqardhjen.

“Nuk e kanë përjetuar me ne këtë proces”

“Paralajmërojmë të gjithë miqtë tanë, të gjithë komunitetet vëllezër për veprimtaritë e errëta të kësaj organizate. Ndodhemi në një luftë në mënyrë të vendosur kundër mbetjeve të FETO-s në vendin tonë. Shprehjet e pafajshme të disa opinionistëve në ditën e sotme në disa gazeta të Pakistanit janë shprehje që nuk mund të pranohen. Ato nuk e kanë përjetuar me ne këtë proces”, tha Erdoğan.

Ndër të tjera duke thënë se Pakistani ka kërkuar që personat e lidhur me FETO-n të largohen nga vendi deri me 20 nëntor, Erdoğan tha se “Me atë që shohim këto organizata tashmë nuk mund të gjejnë strehim në Pakistan. Për këtë qëndrim të vendosur unë personalisht dhe në emër të popullit tim shpreh falënderimet e mia. Shpresoj që ky qëndrim të jetë shembull për të gjitha vendet mike dhe vëllazërore”.

“Në luftën kundër terrorizmit nuk do ta lëmë të vetëm Pakistanin”

Pasi ka vënë theksin se në luftën kundër terrorizmit Pakistani me Turqinë kanë qëndrime të përbashkëta, Erdoğan shpjegoi se Pakistani ashtu si Turqia është në vend që kanë paguar një çmim të madh për shkak të terrorizmit dhe gjithashtu ende vazhdon të paguaj.

“Aktualisht ne po bëjmë një luftë intensive kundër organizatave terroriste si FETO, PKK, PYD, YPG, DHKP-C, DEASH. Në të njëjtën mënyrë ne nuk do ta lëmë të vetëm Pakistanin në luftën kundër terrorizmit. Ne jemi të vendosur që me përvojat tona të japim mbështetjen e nevojshme. Në luftën kundër terrorizmit është e pamundur të merren rezultate nëse nuk ka një dakordim ndërkombëtar”, tha Erdoğan.

Ai tha se nëse Turqia dhe Pakistani qëndrojnë të lidhur me njëri tjetrin ato do ta përjetojnë edhe mirëqenien edhe qetësinë. “I shpreh edhe njëherë respektin tim të thellë dhe dashurinë për vëllezërit e mi pakistanezë. Edhe në emër të popullit tim ndaj këto ndjenja me popullin e Pakistanit”, tha në fjalën e tij presidenti Erdoğan. /AA/

KULTURË

0 2901

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...