Home Lajme BOTË Erdogan fton qytetarët që të këmbejnë valutat me flori ose lira turke

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje të premten qytetarëve Turqisë që të këmbejnë valutat e tyre në flori ose lira turke.

Kreu i shtetit mbajti një fjalim në ceremoninë e përurimit të qendrës tregtare të makinave, “Otonomi”, në Ankara.

“Qytetarët, që kanë valutë në shtëpitë e tyre, të vijnë dhe t’i këmbejnë ato me flori ose lira turke. Le të vlerësohet kështu floriri dhe lira turke, e jo monedhat e huaja”, deklaroi ai.

Erdogan u ndal veçanërisht mbi dallgëzimin e kohëve të fundit në kursin e këmbimit valutor.

“Mos u shqetësoni aspak, do ta prishim edhe këtë lojë brenda një kohe të shkurtër. Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe më parë, në vitet 2007-2008. Asokohe thash që ‘do të kalojë tangjent’. Edhe sot them të njëjtën gjë: Do të kalojë tangjent”, u shpreh lideri turk.

Ai shtoi gjithashtu se nuk ka rrugëzgjidhje tjetër veçse uljes së normave të interesit.

“Le të hedhim një shikim nëpër botë. Vallë a janë të larta normat e interesit në Amerikë, Japoni apo Evropë? Përse tek ne interesi vjetor lëviz rreth 14, 15, apo 16 për qind kur në këto vende është kaq i ulët? Investitorëve do t’ua hapim rrugën përmes normave të ulëta të interesit. Normat e larta të interesit pasurojnë vetëm sektorin financiar. Këtë gjë e them njëherësh edhe për bankat publike”, këshilloi Presidenti Erdogan. /TRT/

KULTURË

0 2729

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...