Home Lajme Erdogan: Jam rritur mes shqiptarëve

Agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA) bëri të ditur se Presidenti i Turqisë, gjatë takimit me homologun i tij shqiptar, Bujar Nishani u shpreh: “Kemi jetuar gjithmonë në harmoni me shqiptarët”.

Pyetjes së një gazetari shqiptar për kontributet në jetën ekonomike dhe politike të shqiptarëve që jetojnë në Turqi, presidenti Erdogan iu përgjigjur se “qytetarët e mi shqiptarë kanë një pozitë të njëjtë si në përpjekjet për zhvillimin e atdheut ashtu edhe të popullit.”

Duke vënë në dukje se kryesisht në lagjen që është rritur ka patur shumë fqinj shqiptarë dhe se është rritur bashkë me ta Erdogan theksoi se “kemi patur një motër shqiptare Suatën”.

”Mund të them se jam rritur pjesërisht nga dora e saj. Për këtë arsye jemi ndërthurur në këtë mënyrë dhe kemi një situatë të tillë si dhe zona ku ndodheshim ishte një zonë ku kultivohej bostani. Kultivoheshin edhe gjëra të tjera ku edhe atje kishim vëllezër shqiptarë. Unë deri në këto ditë nga ato që kam njohur nuk kam parë ndonjë gjë negative të tyre”, shtoi ai.

”Ne kemi qenë gjithmonë në harmoni, kemi jetuar bashkë dhe kemi arritur në këto ditë. Gjithashtu besoj se do të ecim përpara me të njëjtën dashuri dhe respekt”, theksoi Erdogan.

“Me të vërtetë që gjithë shqiptarët që ndodhen në Bajrampasha, Kyçykçekmece dhe në Stamboll janë të qetë si dhe vendet ku janë ato janë të begatë. Ne jemi të kënaqur me ato dhe jemi të lumtur. I falënderoj ata sepse asnjëherë nuk kanë qenë shkak për përçarje, por kanë qenë gjithmonë në unitet dhe brenda një bashkimi”, është shprehur ndër të tjera presidenti turk. /ATSH-AA/