Home Lajme BOTË Erdoğan kritikon ashpër Holandën: Mbetje naziste dhe fashiste

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar në lidhje me anulimin e lejes nga Qeveria e Holandës për uljen e avionit të ministrit të Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, duke u shprehur se “Këto janë frikacakë, janë mbetje naziste dhe janë fashistë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një ceremoni të përurimeve masive në Bağcılar të Stambollit, Erdoğan tha se “Askush nuk mund të na gjunjëzojë, të na shikojë shtrembër, përsa kohë që në këtë vend janë 80 milionë zemra që janë të gatshme të perëndojnë si dielli për atdheun, flamurin, ezanin dhe liritë e tyre.”

Në lidhje me anulimin e lejes të uljes së avionit të ministrit Mevlüt Çavuşoğlu nga Qeveria e Holandës, Erdoğan tha se “Teksa ministri ynë do të shkonte në Holandë për takimin me qetetarët tanë erdhi lajmi për ‘ndalesën e fluturimit’. Ministri i Jashtëm i Turqisë do të niset drejt Holandës për tu takuar me qytetarët dhe Holanda jep notën ‘ndalim të fluturimit’. Kërcen njëherë, dy herë Holandë, por duhet ta dini se qytetarët e mi atje do ti prishin lojërat tuaja më 16 prill. Ushtroni presion sa të dëshironi, ushqeni terroristët në vendin tuaj sa të dëshironi, por mos harroni se të gjitha këto një ditë do t’ju kthehen mbrapsht dhe sigurisht që ne kundrejt këtyre pas 16 prillit do të nisim zbatueshmëritë tona. Ne jemi të durueshëm.”

“Ja aktualisht populli i Bağcılarit, po e jep notën e tij ndaj Holandës. Sado që të përpiqesh për të ndaluar fluturimin e ministrit tonë të Jashtëm, pas kësaj ne do të shikojmë si do të vijnë avionët e tu në Turqi? Sigurisht që unë po flas për diplomacinë, jo për udhëtimin e qytetarëve, ajo është një çështje tjetër dhe sipas kësaj do të kryejmë vlerësimet e këtyre. Nuk e dini as politikën dhe as çfarë është diplomacia ndërkombëtare. Këto janë frikacakë, këto janë mbetje naziste, këto janë fashistë. Këtë duhet ta dini të tillë”, është shprehur ndër të tjera Erdoğan.

Ndërsa në lidhje me referendumin për ndryshimet kushtetuese Erdoğan ka theksuar “Në votimin popullor për ndryshimin e kushtetutës ka dy rrugë para populli tonë. Ose do të vazhdojmë me sistemin aktual që është shkaktari më i rëndësishëm i krizave që kemi përjetuar deri më sot ose do të vendosim në zbatim sistemin e ri qeverisës që do të jetë garantuesi i stabilitetit dhe besimit.”

KULTURË

0 2733

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...