Home Lajme BOTË ERDOĞAN: NUK DO T’I DORËZOHEMI KURRË TERRORIT

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në lidhje me sulmin terrorist të ndodhur në Stamboll tha se nuk do ti dorëzohen kurrë terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne e dimë shumë mirë që sulme të tilla terroriste në vende publike bëhen për të frikësuar popullatën. Asnjë organizatë terroriste në botë nuk i’a ka arritur qëllimit me sulme të tilla. Për këtë arsye kur mendojmë sulmet terroriste të DAESH dhe PKK kundër Turqisë në këtë mënyrë del në pah hapur se pas tyre qëndrojnë fuqi të tjera, qëllimi i të cilave në lidhje me vendin tonë janë të qarta” tha Presidenti Erdoğan dhe vazhdoi: “Nuk do të dorëzohemi kurrë përpara terrorizmit. Ne si vend dhe popull nuk do të largohemi kurrë nga synimi jonë. Do ti dalim në krah dhe do të mbrojmë vendin dhe shtetin tonë si një tërësi. Do ti çojmë në një zhgënjim të plotë organizatat terroriste dhe fuqitë që qëndrojnë pas tyre”.

KULTURË

0 2406

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...