Home Lajme BOTË Erdogan nuk qëndron indiferent ndaj thirrjes për ndihmë të 23 milionë njerëzve

Presidenti Erdogan për mbështetjen e fushatës së ndihmës së filluar për rajonin nga ana e Gjysmëhënës së Kuqe Turke (Kızılayı) bëri thirrje për mbështetje nga llogaria e tij në faqen sociale Twitter.

Në mesazhin e postuar në turqisht, anglisht dhe arabisht, Presidenti Erdoan theksoi dimensionet serioze të kërcënimit të urisë që shkaktohet nga thatësirat dhe nënvizoi se nuk mund të qëndrojnë indiferentë ndaj thirrjeve për ndihmë të këtyre vendeve.

Në kuadër të fushatës së Gjysmëhënës së Kuqe Turke “Bëhu shpresë për Afrikën Lindore” duke shkruar “DOGUAFRIKA” dhe dërguar mesazh në numrin 2868 nga të gjithë operatorët mund të kontribuosh me 10 lira turke (rreth 3 dollarë) në këtë fushatë bamirësie.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, në Afrikën Lindore, rreth 23 milionë njerëz janë në kthetrat e urisë.

Rreth 23 milionë banorë të vendeve si Somalia, Sudani i Jugut, Etiopia, Kenia, Xhibuti, Sudani, Uganda dhe Burundi kanë nevojë për ndihma urgjente ushqimore.

Për shkak të thatësirës në Afrikën Lindore çmimet e rritura të ushqimeve në vitin e fundit bëhen shkak për rritjen edhe më shumë të krizës njerëzore në këto vende.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Ushqimit (FAO) pranë Kombeve të Bashkuara çmimet e ushqimeve në Etiopi, Kenia, Somali, Sudanin e Jugut, Uganda dhe Tanzani, brenda vitit të fundit kanë arritur nivel rekord.

KULTURË

0 2208

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...