Home Lajme BOTË Erdoğan përgëzon liderët e partive për fitoren në referendum

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, menjëherë pas qartësimit të rezultatit të votimit popullor, ka telefonuar kryetarin e Përgjithshëm të AK Partisë dhe kryeministrin Binali Yıldırım, kryetarin e Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli dhe kryetarin e Partisë së Madhe të Unitetit (BBP), Mustafa Destici, duke i uruar për fitoren në referendum, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se Erdoğan menjëherë pas qartësimit të rezultatit të referendumit ka telefonuar Yıldırım, Bahçeli dhe Destici.

Pasi i ka përcjellë përgëzimet liderëve Yıldırım, Bahçeli dhe Destici për punimet në fushatë dhe rezultatet e arritura presidenti Erdoğan, është shprehur se është mirënjohës popullit i cili ka reflektuar vullnetin e tij në votim.

Ndër të tjera Erdoğan ka uruar që rezultati i votimit popullor të jetë i dobishëm për popullin dhe vendin.

Burime të Presidencës së Turqisë kanë njoftuar se Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, i vijnë mesazhe urimi nga shumë liderë botërorë.

Rezultati online: http://aa.com.tr/sq

KULTURË

0 444

Para disa ditëve Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani në një ceremoni solemne dhe të veçantë, në institucionin e presidencës vlerësoi me dekoratën...