Home Lajme BOTË ERDOĞAN: PROBLEMI YNË NUK ËSHTË ME VËLLEZËRIT KURDË, POR ME TERRORIZMIN

Erdoğan, fjalimin e tij në aktivitetin “Miliona frymë njëzëri kundër terrorizmit” të mbajtur në sallën Zenith në Strasbourg nga Bashkësia e Shoqërisë Civile Europiane e filloi me falënderimin ndaj të pranishmëve që kishin mbushur sallën.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e terrorizmit, dhe se askush të mos ketë dyshimin në këtë. “Ata që fshihen pas motit të vranët, pasi të përhapet ndriçimi përreth do të përballen edhe njëherë me të vërtetën”, u shpreh Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, fjalimin e tij në aktivitetin “Miliona frymë njëzëri kundër terrorizmit” të mbajtur në sallën Zenith në Strasbourg nga Bashkësia e Shoqërisë Civile Europiane e filloi me falënderimin ndaj të pranishmëve që kishin mbushur sallën.

Presidenti Erdoğan duke vënë në dukje se me 20 shtator në Stamboll u mbajt i njëjti miting “Miliona frymë njëzëri kundër terrorizmit” u shpreh se: “Ne i brohoritëm të gjithë botës njëzëri se jemi një, edhe sot këtu në emër tuajin dhe në emër të milionave frymëve në Europë dëshmojmë se jemi njëzëri kundër terrorizmit”.

Erdoğan, ka vazhduar më tej fjalën e tij duke u shprehur: “Ju nuk i keni kthyer shpinën atdheut dhe popullit tuaj pavarësisht se në cilin vend keni jetuar. Ju keni qëndruar të fortë, drejtë edhe pse zjarri i kurbetit djeg zemrat tuaja ju përsëri keni mbështetur gjithmonë vendin tuaj. Ju gjithashtu keni respektuar flamurin tuaj kudo që keni jetuar. Edhe pse ju keni qenë larg nga atdheu juaj, ju keni patur përparësi gjithmonë bashkimin, solidaritetin, vëllazërinë tuaj”.

– “Do të jeni gjithmonë vendas dhe deri në fund vëllezërit e mi kombëtarë”-

Erdoğan ka pohuar ndër të tjera se: “Ju e doni shumë vendin tuaj, ku ju jeni përmalluar për të, por falenderuar qoftë as ju Turqinë dhe as Turqia ju nuk ju ka harruar. Ju sot me zërin më të lartë sërish nga këtu mbajtët qëndrimin tuaj dhe keni ngritur zërin ndaj atyre që me armë, me bomba, me kurthe me gjak duan të fusin vendin në tunelin e errësirës së terrorizmit. Sepse ju me trup jetoni në Europë, por me zemër e me shpirtë ju jeni vëllezërit e mi vendas dhe kombëtarë që jetoni deri në fund e më të gjitha së bashku. Fatkeqësisht kemi edhe nga ata që jetojnë në vendin tonë të cilët nuk i kanë mbetur asnjë lidhje me kulturën, historinë tonë. Këto mund të jenë njerëz të ndryshëm të cilët kanë si tituj si politikanë, anëtarë të medias apo biznesmenë, kjo nuk është e rëndësishme se çfarë titulli ata kanë, por e rëndësishme është se kujt i shërbejnë, dhe shpatën e kujt përdorin. Çështja e terrorizmit në Turqi herët a vonë do të zgjidhet, askush të mos ketë as dyshimin më të vogël për këtë. Ata që fshihen pas motit të vranët, pasi të përhapet ndriçimi përreth do të përballen edhe njëherë me të vërtetën. Fuqia, madhësia, vendosmëria dhe vullneti i Turqisë është në nivel të mjaftueshëm të shtypë organizatën terroriste dhe forcat që fshihen pas saj”.

– “Problemi ynë, nuk është me vëllezërit tanë kurdë”-

Erdoğan duke vënë në dukje se ndryshe nga periudhat e kaluara ata nuk po luftojnë vetëm me terroristët, por edhe me terrorizmin u shpreh se “Kur të eliminojmë terrorizmin edhe problematika e terroristit do të zgjidhet vetvetiu. E theksoj duke e nënvizuar se ne luftojmë me terrorizmin dhe jo me vëllezërit tanë që jetojnë në rajon. Kjo gjë duhet të dihet shumë mirë. Problemi ynë, nuk është me vëllezërit tanë kurdë, por problemi ynë është me terrorizmin dhe terroristët. Organizata terroriste dhe partia e saj që mbështet tek ajo kategorikisht nuk janë përfaqësues të vëllezërve tanë kurdë. Unë e di se në çështjet e integritetit të vendit tonë, Unitetit të popullit tonë, për mbijetesën e shtetit tonë asnjë vëlla kurd nuk mendon ndryshe nga 78 milionë qytetarët tanë”.

KULTURË

0 2142

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...