Home Lajme BOTË Erdoğan: Shërbimet tona shëndetësore, disa herë më të mira se kudo në...

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Spitalit në Qytetit Mersin të Turqisë, para qytetarëve të pranishëm tha se, “Të gjitha siptalet tona kanë komoditet me pesë yje si për ata që kërkojnë shërim, ashtu edhe për shoqëruesit. Spitalet tona të projektuara me standardet më të lartë në çdo aspekt, nga pista për helikopterë e deri te ndërtesat dhe aparatet, nga sistemi i energjisë e deri te automacioni, po ngriten në nivel më të lartë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke i përmendur edhe siptalet e qyteteve të tjera në Turqi, Erdoğan u shpreh: “Qëllimi ynë është që të gjitha spitalet e qyteteve, përfshirë edhe 30 qytetet e mëdha, t’i fusim në shërbim. Tani ju po e shihni këtë spital gjigant, apo jo? Kur të hyni në këtë spital, me lejen e Zotit do ta shihni modernitetin, do të shihni një pamje moderne, do të kujtoni se këtu jeni njerëz dhe do të thoni ‘shteti po kujdeset për ne'”.

Të gjitha spitalet tona me komoditet me pesë yje 

“Të gjitha siptalet tona kanë komoditet me pesë yje si për ata që kërkojnë shërim, njashtu edhe për shoqëruesit. Spitalet tona të projektuara me standardet më të lartë në çdo aspekt, nga pista për helikopterë e deri te ndërtesat dhe aparatet, nga sistemi i energjisë e deri te automacioni, po ngriten në nivel më të lartë”, theksoi presidenti Erdoğan.

Shërbimet tona shëndetësore, disa herë më të mira se kudo në botë

Erdoğan uroi që spitali i ri në Mersin të jetë i dobishëm për qytetin, rajonin dhe tërë shtetin.

“Sot po bëjmë një hapje prej që ka kushtuar një miliardë e 100 milionë lira. Dua që ta dini se shërbimet shëndetësore në vendin tonë në aspektin e sistemit dhe cilësisë janë disa herë më të mira se kudo në botë, me në krye Evropën dhe SHBA-të” vlerësoi Erdoğan.

KULTURË

0 2403

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...