Home Lajme BOTË Erdoğan vizitë në SHBA, takim me presidentin Trump

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ndërsa para Shtëpisë së Bardhë në Washington ku qëndrojnë mysafirët e presidentit amerikan e përshëndetën mbi njëqind mbështetës.

Turmat e grumbulluara thërrisnin emrin e presidentit turk dhe përshëndetën atë duke valëvitur flamuj të Turqisë.

“Sot jemi këtu jashtë vijës partiake. Kapërcyem ato ndarje”, tha Gunay Ovunc, anëtar i Këshillit drejtues shtetëror turko-amerikan.

Ozlem Timucin, anëtar i partisë në pushtet AK Parti, tha se dëshironte të merrte pjesë në ardhjen e Erdoğan-it, duke theksuar se kjo për të paraqet nder.

Ambasadori i Turqisë në Washington Serdar Kilic falënderoi njerëzit të cilët u mblodhën para rezidencës zyrtare Blair House, duke theksuar se disa prej tyre në Washington kanë udhëtuar madje nga Kalifornia.

“Ky unitet dhe solidaritet, veçmas këto ditë, është shumë i rëndësishëm. Sidomos pas grusht shtetit të neveritshëm më 15 korrik, prania juaj, mbajtja dhe valëvitja e flamujve të Turqisë teksa presidenti ynë arrin, është vitale”, porositi ambasadori turk.

Presidenti i Turqisë, Erdoğan sot gjatë ditës do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, pas çka do të mbajnë konferencë të përbashkët për media, ndërsa më pas do të jetë i pranishëm në takimin e delegacioneve të gjera të të dyja vendeve.

KULTURË

0 1980

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...