Home Lajme KOSOVË Eskalon protesta para Ministrisë se Brendshme në Shqipëri, lëndohet një polic nga...

Hurma, gurë dhe shishe janë hedhur drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, të cilët pas vrasës së të riut në Tiranës po kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Sander LLeshaj.Qindra qytetarë kanë dalë në protestë pasditen e kësaj të mërkure përpara ministrisë së Brendshme ku kërkojnë drejtësi për vrasjen nga policia të Klodjan Rashës.Me thirrjet “Duam Drejtësi”, “Poshtë komunizmi”,“Lleshaj jep dorëheqjen “protestuesit janë bërë bashkë me një qëllim të vetëm, të kundërshtojnë aktin ekstrem të bërë nga polici i cili vrau Klodjan Rashën mëngjesin e 8 dhjetorit.“Do të rezistojmë këtu derisa të vihet drejtësia” ishte premtimi i protestuesve. “Jo politikë. Nuk është miting politik, është i popullit” tha një tjetër qytetar.“Nuk do t’ lejojmë të na vrasin djemtë tanë, po i rrisim me gjak. Bashkohuni për të ruajtur rininë tonë, poshtë vrasësit dhe kriminelët” tha një prind.Gjatë protestave është plagosur një efektiv policie, i cili shihet të nxirret nga protesta, nga kolegët e tij. Ai ka pësuar dëmtime, pas përplasjes me qytetarët që po protestojnë.