Home Lajme KOSOVË EULEX- i e arreston ish-shefin e inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa

Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa, është arrestuar.Këtë e kanë konfirmuar për Klankosova zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, që tha se ende nuk ka informatë zyrtare.“Po e konfirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Si Ministri e Mbrojtjes ende nuk kemi informacion zyrtar. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për shkaqet e arrestimit. Kurë do ta kemi informacion shtesë do t’ju njoftojmë me kohë”.U raportua se Mustafa që ishte ish-epror i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, u arrestua nga policia e EULEX-it për krime lufte.