Home Lajme Familja Dehari vjen sot në Prizren për t’i kërkuar rezultatet e ekspertizës...

Familja Dehari vjen sot në Prizren për t’i kërkuar rezultatet e ekspertizës për djalin e saj

Familjarët e Astrit Deharit, ish-aktivistit të Vetëvendosjes, që ndërroi jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, do të shkojnë sot në Prokurorinë Themelore të kësaj komune për të kërkuar raportin e ekspertizës që një ditë më parë erdhi nga Zvicra..
Kështu ka bërë të ditur për Lëvizja Vetëvendosje.
Një ditë më parë familja Dehari, përmes avokatit Tomë Gashi kanë kërkuar që t’u përcillet ekspertiza përmes një shkrese dërguar kryeprokurorit Aleksandër Lumezi e Prokurorisë në Prizren.

Se ekspertiza është kryer ka lajmëruar përmes një konference për media kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala.

“Sot kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës së rastit të Astrit Deharit nga Instituti në Lozanë të Zvicrës. Nuk e dimë çka ka përbrenda, sot është dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit. Ne këtë do t’ia dorëzojmë prokurorit të rastit që do ta hapë dhe do të dorëzohet për përkthim”, ka thënë Shala.