Home Lajme KOSOVË Famljarët e Nazlije Sherifit nga Mitrovica, paratë e mbledhura për shërimin e...

Ditë më parë vdiq mitrovicasja Nazlije Sherifi, vajza për të cilën u grumbulluan mjete financiarë për t’ia siguruar transplantimin e veshkës.Ajo priste ta bënte transplantimin e veshkës, dhe për këtë fillimisht u kërkuan 200mijë euro, mirëpo pasi u paraqit një vullnetar për dhurim të veshkës mbledhja e fondeve u ndalua.Shuma totale që ishte mbledhur ishte 56.442 euro, shkruan Jepi zë.Vëllai i saj Ilir Sherifi ka deklaruar se shuma në fjalë do të dhurohet për njerëz të tjerë që kanë nevojë.Postimi i plotë nga Ilir Sherifi:DEKLARATË PËR OPINIONSot me datën 09.01.2021, Familja e Nazlije Sherifit dhe më prezencën e Hoxhës Rexhep Lushta,dhe Lindrit Misini njoftojnë opinion se shuma e cila është mbledhur për shërimin e Nazlijes, por që nuk pati fatin që këto mjete të shpenzohen për shërimin e saj, është vendos që këto mjete do të shkojnë gjithashtu për bamirësi dhe për shërim të atyre që kanë nevojë nga qyteti i MitrovicësJu informojmë se shuma totale e mbledhur është 56.442.32€uro, prej këtyre janë hargjuar 2.983.40 €uro, dhe totali I mbetur ëhstë 53.458.92.Kjo shumë është vendosur që t’I dhurohen për shërim këtyre personave:1. Xhylazim Istrefi 36.458.92Gjithashtu për këto 2 raste falenderojmë Djemtë e Mitrovicës me në krye Lindrit Misini i cili na informojë për nevojën e rasteve në fjalë:2. Esra Muhamed Kërveshi , 10.000 €3. Iliriana Smajli 7.000 €Pas përfundimit të procedurave të shërimit të personave të lartcekur, shuma e cila do të mbetet gjithashtu do të shkojë për bëmirësi.Familja Sherifi shpreh falënderimin dhe konsideratën e thellë për të gjithë ata që me kontributet e tyre u solidarizuan në këto ditë të vështira për ne dhe e lusim Allahun që t’I shpërblej të gjithë për cdo kontribut të tyre.Lutemi gjithashtu që Shpirtin e Nazlijes Allahu ta mëshiroj dhe ta shpërblej me Xhenetin Firdeus.Në emër të familjes SherifiAdile dhe Ilir Sherifi

KULTURË

0 63

Aktivitete çdo natë– Muzikë / Performanca Artistike Filigran , Art me Pika , Qëndisje , Punime Druri. https://www.facebook.com/TVBESA/videos/852044405574209