Home Lajme KOSOVË Fatmir Limaj nga Prizreni: Me fitoren tonë fiton zëri dhe vlera e...

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar sot banorët e disa fshatrave të Prizrenit.Limaj ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve, duke thënë se me fitoren e tyre do të fiton zëri dhe vlera e UÇK-së.

“Kënaqësi qe sonte kisha një bashkëbisedim të jashtëzakonshëm e me plotë emocion me burra e gra, në vendlindjen e heroit të kombit, Xhevat Berisha, në Tusuz të Prizrenit.
Kërkova nga bashkëluftëtarë e veprimtarë të devotshëm të kësaj zone për tu bashkuar krah projektit tonë per mbrojtjen e vlerave kombëtare”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Tutje, ai ka shkruar “vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ne i ndjejmë, jetojmë me to, prandaj edhe po i mbrojmë, ndërsa disa të tjerë që asgjë nuk i lidhë me këtë pjesë të historisë sonë të lavdishme, fatkeqësisht po i përdorin e keqpërdorin për vota”.