Home KULTURË Festivali Ndërkombëtar “Buka e Paqes” në Esenler të Stambollit, mbledh fëmijë nga...

Në kuadër të festivalit afërsisht 100 fëmijë kanë ardhur në Stamboll nga Libani, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Greqia, Kosova, Rumania, Jordania, Palestina, Siria dhe Libia.

Fëmijët nga vende të ndryshme pjesëmarrës në Festivalin e 6-të Ndërkombëtarë “Buka e Paqes” i organizuar me rastin e përvjetorit të fitores së Çanakalasë nga Bashkia Esenler në Stamboll, vizituan bulevardin e fëmijëve në këtë bashki, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të festivalit me sloganin “Bukën e Paqes do ta gatuajmë në Esenler me nipërit e Dëshmorëve të Çanakalasë”, afërsisht 100 fëmijë kanë ardhur në Stamboll nga Libani, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Greqia, Kosova, Rumania, Jordania, Palestina, Siria dhe Libia.

Fëmijët pjesëmarrës në këtë festival kanë shëtitur bulevardin e fëmijëve në lagjen “Menderes” në Esenler të Stambollit. Fëmijët të cilët janë takuar me bashkëmoshatarët e tyre në Stamboll, krahas lojërave tradicionale ata kanë k kaluar çaste të bukura duke luajtur basketboll, futboll dhe shah.

Një nga fëmijët e ardhur nga Jordania, 13 vjeçari Basil Muhammed Sejid Alham, tha se është i lumtur që gjendet në Stamboll. Alham i cili u shpreh më tej se në Turqi kanë ardhur para dy ditësh deklaroi se: “Vizituam Çanakalanë dhe realizuam një udhëtim në Bosfor. E pëlqeva shumë Turqinë. Jam shumë i lumtur për lojërat që luajtëm në bulevardin e fëmijëve”.

Ndërsa 14 vjeçari i ardhur nga Maqedonia, Musa Durakoski theksoi se është i emocionuar që do të ndodhet në Stamboll për 23 prillin, Ditën e Fëmijëve dhe Sovranitetit Kombëtar. Durakoski gjithashtu u shpreh se janë argëtuar duke luajtur shah në bulevardin e fëmijëve.

Edhe Adelisa Durakoska e cila vjen nga Maqedonia duke theksuar se është 14 vjeçe ajo shpjegoi se fillimisht kanë vizituar Çanakalanë dhe më pas vendet historike dhe kulturore në Stamboll.

Durakoska, e cila thekson se 23 prilli, Dita e Fëmijëve dhe Sovranitetit Kombëtar në Turqi është një ditë kuptimplotë, ajo u shpreh më tej se: “Është shumë bukur që ka festë fëmijësh. Gjithçka të jetë për fëmijët”.

Ndërsa 8 vjeçarja, Nenjera Miftar e cila këndon suksesshëm himnin kombëtarë turk tha se “himnin kombëtar turk e kam mësuar në shkollën time në Maqedoni. Jam shumë e lumtur që ndodhem në Stamboll”.

Edhe 15 vjeçari Nuran Mustafa nga Bullgaria tha se e ka pëlqyer shumë Turqinë.

Festivali i 6-të Ndërkombëtarë “Buka e Paqes” do të zgjasë një javë.