Home Lajme BOTË FETO ka falsifikuar dokumentet për hapjen e shkollës Charter

Zbulohet se organizata terroriste FETO ka kryer falsifikime në dokumente e cila dëshironte të hapte një shkollë me kontratë (charter) në rajonin New Jersey të SHBA-ve.

Në lajmin e uebfaqes së lajmeve “NorthJersey.com” theksohet se anëtarët e FETO-s kanë kryer falsifikime në dokumentet që kanë aplikuar për hapjen e një shkolle charter në rajonin Linden.

Zyrtarët e qytetit Linden kanë bërë të ditur se janë falsifikuar kërkesat e paraqitura në zyrën e arsimit në New Jersey.

Zyrtarët kanë vënë në dukje se në dy kërkesat që FETO ka paraqitur në zyrën arsimore të rajonit janë adresa të rrugëve të cilët nuk ndodhen brenda kufijve të qytetit, ndërsa adresa në njërën prej kërkesave është vetëm një arë boshe. Ndërkohë, në një dokument tjetër ndodhet emri dhe firma e një gruaje e cila është shprehur se nuk i ka parë asnjëherë këto kërkesa në fjalë.

Ndërsa është zbuluar se edhe shumë firma (nënshkrime) janë falsifikuar në kërkesën e cila mbështet hapjen e “Union Arts and Science Charter School”.

Zyrtari i rajonit John Horre, i cili ka punuar për 30 vite në policinë e Linden është shprehur se kanë pyetur banorët që jetojnë në qytet në adresat e paraqitura në kërkesë. Ai ka shtuar se kur i kanë pyetur për personat që kanë firmosur kërkesat nëse jetojnë apo jo në ato adresa janë përgjigjur se “kjo është adresa ime, jetoj këtu që prej vitesh dhe me atë emër këtu nuk jeton njeri.”

Horre ka shpjeguar se fillimisht kanë vizituar 24 adresa ku kanë vërejtur se në 19 prej tyre aty nuk jetonin personat që përmenden në kërkesa.

Në mesin e nënshkrimeve në aplikimin që FETO ka kryer në muajin tetor të 2015 për hapjen e një shkolla është gjendur edhe firma e një gruaje e cila ka ndërruar jetë në vitin 2007.

Inspektori i shkollave në Linden, Danny Robertozzi, është shprehur se kjo është qartë një mashtrim dhe se duhet të anulohet kjo kërkesë e kryer me dokumente të falsifikuara.

Ndër të tjera Robertozzi tha se janë “kryer vepra të errëta” në kërkesën për hapjen e shkollës dhe nëse është kryer një paligjshmëri atëherë edhe në aplikimet e tjera të FETO-s sipas tij mund të jenë kryer “punë të tjera dyshuese” të këtij lloji.

Ndërsa një nga banorët e lagjes, në një rrugicë pranë ndërtesës së shkollës John Surely, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Në këtë zonë nuk ka nevojë aspak për shkollë. Në këtë lagje vetëm tre fëmijë janë që mund të bëjnë regjistrim në këtë shkollë.”

Pasi ka theksuar se tre rrugica më tej është një shkollë e njëjtë me shkollën që dëshiron të hapë FETO dhe se të gjithë familjet i dërgojnë atje fëmijët e tyre, Surely është shprehur se shkolla “duke si një institucion tregtie.”

Ndërsa në anën tjetër në lajm vihet në dukje se aplikimi i FETO-s me dokumente të falsifikuara është miratuar nga drejtori i shkollave charter për rajonin New Jersey, Harold Lee dhe i cili në muajin korrik është larguar nga detyra e tij. Tani Lee punon si shef i strategjisë të shkollave zinxhir iLearn të FETO-s.

Shkolla Union Charter aplikimi i së cilës është pranuar më parë dhe e cila pritet të hapet në muajin shtator do të jetë shkolla e pestë në zinxhirin “iLearn” të FETO-s.

Më parë është bërë e ditur se 7 shkolla që FETO drejton në New Jersey vitin e kaluar kanë marrë më shumë s e 60 milionë dollarë financime, dhe se disa nga themeluesit e këtyre institucioneve arsimore kishin kryer donacione politike me qindra mijëra dollarë.

KULTURË

0 1980

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...