Home Lajme BOTË FETO po përpiqet për të çorientuar opinionin publik gjerman

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım), bëri të ditur se organizata terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) është duke bërë përpjekje të mëdha për të çorientuar opinionin publik gjerman.

Në deklaratën e tij të bërë në lidhje me takimin që do të mbaj me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, Kryeminsitri Jëlldërëm tha se organizata terroriste gyleniste FETO është njëra prej temave kryesore e bisedimeve.

“Aktivitetet kundër Turqisë duke përfshirë edhe armiqësitë ndaj saj të cilat zhvillohen qoftë në media, qoftë në platforma politike do të jenë njëra prej temave kryesore të bisedimeve”, bëri të ditur Jëlldërëm.

Kryeministri Binali Jëlldërëm preku edhe në operacionet e perceptimit që zhvillohen në opinionin ndërkombëtar me në krye në Gjermani.

Duke e bërë të ditur se ata të cilët vazhdimisht këshillojnë që Turqia të veproj në kuadër të shtetit ligjor duhet të shikojnë veten e tyre, Kryeministri Jëlldërëm tha: “Kemi me mijëra dosje në lidhje me terrorin. Qoftë për ekstradim, qoftë për gjykim. Kur i pyesim në lidhje me këtë ata thonë se ‘Kjo është punë e gjyqësorit ne nuk ndërhyjmë’, ndërsa tek vetja e tyre gjejnë të drejtën për tu përzier në punët dhe veprimet e Turqisë të bëra pas tentativës së grusht shtetit. Kjo është shumë qesharake”.

Jëlldërëm tha se Gjermania për Turqinë është një partnere e rëndësishme e tregtisë, ndërsa shtoi se është e nevojshme që Gjermania ti japë fund kësaj paqartësie.

Kryeministri tërhoqi vëmendjen në zgjedhjet që do të mbahen në shtator në Gjermani dhe tha se “Për Merkelin në shtator ka zgjedhje të rëndësishme. Disa rrethe të caktuara përpiqen të bëjnë presion ndaj saj”.

KULTURË

0 2722

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...