Home Lajme KOSOVË Feyzioglu; “Organizata terroriste e Gylenit është më e rrezikshmja në Turqi”

Kritiku i Erdoganit Feyzioglu;
“Organizata terroriste e Gylenit është më e rrezikshmja në Turqi”

Kryetari i Unionit të Odave të Avokatëve të Turqisë, Metin Feyzioglu gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë tha se ndihet i obliguar që Kosovës t’ia tërheqë vërejtjen për organizatën e Fethullah Gulenit, ndërsa nuk e ka komentuar mënyrën e depërtimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në vendin e tij, pasi që siç u shpreh ai nuk ka njohuri për sistemin ligjor të Kosovës.

Kjo deklaratë u bë gjatë vizitës së kryetarit të Unionit të Odave të Avokatëve të Turqisë, Metin Feyzioglu në Odën e Avokatëve të Kosovës, ku u prit nga homologu i tij, Osman Havolli.

“Unë jam përgjegjës që t’iu tërheqë vërejtjen popullit tonë mik të Kosovës, sepse ne jemi njerëz që jemi ballafaquar me këtë gjendje. Natyrisht që nuk më takon mua ta vlerësoj mënyrën e depërtimit të qytetarëve dje nga Kosova, nuk e njoh sistemin tuaj, jam i sigurt se sipas sistemit ligjor të Kosovës do të bëhet ajo që duhet të bëhet, veçse jam i obliguar t’ua tërheqë vërejtjen kundrejt atyre të cilët këtë organizatë e shohin si triumf të demokracisë”, tha ai.
Feyzioglu duke folur për organizatën e Gylenit, tha se ajo është një organizatë terroriste dhe ndër më të rrezikshme që njihet në historinë e Turqisë dhe sipas tij kjo organizatë e ka futur Turqinë në një luftë të brendshme.

“Organizata e cila udhëhiqet nga Fethullah Gulen, është prej organizatave më të rrezikshme që njihet në historinë tonë. Kjo organizatë tradhtare, Turqinë e solli në cep të luftës së brendshme. Ju e dini se çka domethënë që aeroplani luftarak t’i bombardojë qytetet ku ju jetoni. Kjo organizatë terroriste e bombardoi Parlamentin tonë, përmes helikopterëve që i përvetësuan, hapën zjarr ndaj qytetarëve tanë. Kjo organizatë dhe anëtarët e saj asesi nuk mund të pranohen fillimisht si organizatë politike, pastaj si organizatë politike opozitare”, tha Feyzioglu.

Feyzioglu duke folur për sistemi gjyqësor në Turqi, tha se në shtetin e tyre veprojnë avokat dhe gjyqtarë të cilët e kryejnë punën e tyre me nderë, por ashtu si Kosova edhe Turqia sipas tij nuk e ka gjendjen ideale për drejtësi.

Kurse, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli duke shprehur shqetësimin për mënyrën e arrestimit dhe depërtimit të shtetasve turq drejt Turqisë, tha sot se dje është shkelur Kushtetuta dhe ligji me rastin e arrestimit dhe depërtimit të shtetasve turq nga institucionet e Kosovës.

Havolli tha se më brengosëse janë deklarimet e krerëve që kanë dhënë deklarata kontradiktore për arrestimin.

“Oda e Avokatëve të Kosovës shpreh brengën e thellë lidhur me këto zhvillime, sepse në këtë aspekt nuk është respektuar kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, konventa dhe traktatet ndërkombëtare, janë të zotuara me Kushtetutë që institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës që t’i zbatojnë. Në fakt aq më brengosëse dhe shqetësuese është deklarimi i tyre nga krerët e shtetit që kanë dhënë fillimisht deklarata kontradiktore, të cilat nuk janë përputhur me artikulimin e tyre. Konventa Evropiane për të drejta e njeriut, neni 6 i saj, e drejta për një proces të drejtë, të rregullt dhe paanshëm e garanton edhe Kushtetuta e Kosovës, mbi këtë bazë çështja e arrestimit dhe mos respektimi i kalimi nëpër proceset e rregullta gjyqësore dhe depërtimi i tyre i përnjëhershëm është brengë e madhe edhe për Odën e Avokatëve të Kosovës”, tha ai.

Ai tha se duhet të respektohet e drejta për mbrojtje efektive juridike dhe e drejta për një proces të drejtë dhe paanshëm.

I pyet se a ka ndonjë informacion për depërtimin e gjashtë shtetasve turk, ai tha se për Odën e Avokatëve të Kosovës kjo ngjarje ka qenë befasi, dhe se nuk kanë asnjë informacion për rastin.

Gjatë kësaj konference, kryetari i Unionit të Odave të Avokatëve të Turqisë, Metin Feyzioglu ofroi mbështetje për Odën e Avokatëve të Kosovës.

Kryetari i Unionit të Odave të Avokatëve të Turqisë Feyzioglu njihet si kritiku më i madh të Erdoganit ne Turqi.

KULTURË

0 1750

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...