Home Prizreni online FILLOI AKSIONI PRANVEROR I MBLEDHJES SË MBETURINAVE TË VËLLIMSHME


Sektori i Menaxhimit të Mbeturinave në kuadër të Drejtorisë për Shërbime Publike, lajmëron se që nga data 1 – 7 Maj 2017, ka filluar shërbimi për mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme
nga të gjitha amvisëritë.Këto aktivitete tani janë bërë pjesë e rregullt e bashkëpunimit të qytetarëve ndaj komunës, prandaj komuna falënderon çdo pjesëmarrje të tillë.Aktiviteti i mbeturinave të vëllimshme zhvillohet për këto arsye :Komuna e Prizrenit sipas Rregullores Komunale dhe Ligjit ne fuqi,i menaxhon mbeturinat komunale, ku për këtë arsye, komuna ka te kontraktuar kompanitë përmes tenderit për kryerjen e këtij shërbimi. Mbeturinat e vëllimshme nuk janë pjesë e këtij shërbimi dhe mbledhja e këtyre mbeturinave , kërkon shërbim te veçantë. Qytetarët e Komunës së Prizrenit duhet të vetëdijesohen se mbledhja e mbeturinave të
vëllimshme kryhet vetëm dy here ne vit, prandaj çdo sasi e këtyre mbeturinave e gjeneruar jashtë këtij intervali kohor, shkakton pikë grumbullimi jo të kontrolluar me pamje jo te mire dhe mbi te gjitha një kosto te rritur te shpenzimit për shërbimin e tyre.

KULTURË

0 2142

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...