Home Lajme FILLOI PASTRIMI I SHTRATIT TË LUMBARDHIT NGA MUSHNIKOVA DERI TEK BURIMET E...

FILLOI PASTRIMI I SHTRATIT TË LUMBARDHIT NGA MUSHNIKOVA DERI TEK BURIMET E UJIT “ 40 BUNARËT”

Nga Mushnikova deri tek “ 40 bunarët”, ka filluar projekti për pastrimin e shtratit të Lumbardhit nga mbeturinat të cilat shpesh kanë ndikuar të ketë vërshime në fshatrat e zonës së Zhupës. Fillimi i këtyre punimeve për pastrimin e shtratit të Lumbardhit , ka qenë më së i domosdoshëm , për shkak të mbeturinave të shumta të cilat e kanë bllokuar rrjedhën e ujit duke shkatuar vërshime të shpeshta gjatë të reshurave, ka theksuar nga vendi ngjarjes në Mushnikovë, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili kishte dalur me bashkëpunëtorë për të parë nga afër ecurinë e këtyre punimeve. Drejtori i Shërbimeve Publike, Levent Kasemi, tha se ky projekt ka për synim pastrimin e shtratit të Lumbardhit , dhe se ne po e mbështesim nga mjetet emergjente që posedojmë si dikaster pas bashkëpunimit me drejtorinë Për Emergjencë dhe Siguri, njoftoi ai. Fillimi i pastrimit të shtratit të lumit, po vlerësohet tejet i rëndësishëm nga banorët e Mushnikovës. Ndryshe, kohë më parë janë realizuar punime për pastrimin e shtratit të Lumbardhit deri tek “ 40 bunarët”, ndërsa kjo është faza e dytë e këtyre angazhimeve në një gjatësi 12 kilometra.