Home Lajme KOSOVË Filloi së zbatuari projekti për pastrimin e krojeve publike në qytetin e...

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka filluar së zbatuari projektin për pastrimin e krojeve publike në qytetin e Prizrenit.

Gjatë punimeve të pastrimit të krojeve publike në qytetin e Prizrenit në kuadër të ndërhyrjeve për restaurim dhe konzervim janë konstatuar dëmtime të theksuara në sipërfaqet e krojeve të gurit nga faktorët atmosferik, mbetjet e pluhurit, ngjyra, kriposja, myshqet, këpurdhat si dhe bakterjet të cilat kanë shkaktuar dëmtimin e krojeve.

Ky projekt i cili po realizohet nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren është sa kompleks aq edhe interesant pasi që për herë të parë po veprohet me ndërhyrje profesionale të pastrimit në krojet publike të qytetit të Prizrenit duke aplikuar metodat e pastrimit kimik dhe mekanik të krojeve publike.

Aktualisht janë duke u zhvilluar punimet për pastimin e kroit të Esma Hanëm-it që gjendet në oborrin e Muzeut Arkeologjik të Prizrenit për të vazhduar me kroin e Haxhi Ramadanit (Qorr Aga) që gjendet afër Muzeut Arkeologjik.

Gjatë këtij precesi të punës në rradhë për tu pastruar janë edhe edhe kroi i Bimbashit, Beledijes, kroi pranë xhamisë së Sinan Pashës si dhe 6 Krojet në afërsi të lagjes së Marashit.

Projekti ka të bëjë me pastrimin e myshqeve, njollave dhe papastërtive tjera nga sipërfaqja e krojeve që janë shtresuar me vite të tëra.

Përkujdesi institucional ndaj aseteve të trashëgimisë kultuore në Prizren me aplikim të metodave profesionele mundëson jetëgjatësinë e tyre duke e ruajtur orgjinalitetin që kanë.

KULTURË

0 496

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...