Home Lajme KOSOVË Fillon dekorimi i Prishtinës për festat e fundvitit

Ndonëse kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishe dilema të mëdha për zbukurimin e kryeqytetit për festat e fundvitit për shkak të pandemisë, tanimë është marrë një vendim.Ahmeti ka vendosur që edhe këtë vit të zbukurohet Prishtina për festat e fundvitit.Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësja e komunës Miranda Mullafazliu.“Dekorimi i qytetit për festat e fundvitit ka filluar”, tha shkurt ajo.Vitin e kaluar ishin ndarë 63 mijë e 333 euro për projektin e dekorimit të shesheve në kryeqytet.E siç duket Prishtina edhe këtë vit do të shpenzoj afro 65 mijë euro për dritat e Vitit të Ri.Kujtojmë se Ahmeti ditë më parë në Facebook, me anë të një sondazhi të vendosur, ka pyetur qytetarët se a duhet të dekorohet qyteti për këto festa, ku më shumë se gjysma e pjesëmarrësve votuan kundër.