Home Lajme BOTË Fillon haxhillëku,ibadeti i rëndësishëm i fesë Islame

Haxhilerët myslimanë kanë filluar obligimin e haxhillëkut në qytetin e Mekës.

Ky ibadet sivjet dallon shumë në krahasim me vitet e kaluara për shkak të numrit shumë më të vogël të pjesëmarrësve që do të lejohen ta kryejnë atë.

Haxhillëku është një nga pesë kushtet kryesore të Islamit dhe paraqet një nga tubimet më të mëdha në botë me rreth 2.5 milionë njerëz që mblidhen çdo vit nga e tërë bota në Arabinë Saudite.

Megjithatë, numri i pelegrinëve sivjet do të jetë shumë i kufizuar për shkak të përhapjes së koronavirusit, diku rreth 10,000 persona do të kenë fat të kryejnë këtë obligim.

“Nuk ka shqetësime që lidhen me sigurinë në këtë pelegrinazh, por zvogëlimi i numrit është për t’i mbrojtur pelegrinët nga rreziku i pandemisë”, tha Khalid bin Qarar al-Harbi, drejtor për siguri publike në Arabinë Saudite.

Nga haxhilerët do të kërkohet vendosja e maskave dhe respektimi i distancës sociale gjatë kryerjes së riteve fetare që do të zgjasin pesë ditë.

KULTURË

0 52

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren