Home Lajme KOSOVË Fillon shpërndarja e vaksinave për gripin sezonal

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë pjesë në shpërndarjen e vaksinave kundër gripit sezonal në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK).Me këtë rast ai ka thënë se vaksinat do të shpërndahen nëpër të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në vend.Vitin e kaluar MSH kishte blerë 100 mijë e 500 vaksina.Krahas këtij furnizimi, është thënë se Ministria e Shëndetësisë po synon të blejë edhe mbi 300 mijë vaksina të tjera.Çmimi i vaksinave është 5 euro e 27 cent.Derisa gripi sezonal ka filluar të përhapet në vend, vaksinimi i qytetarëve është parë shumë i nevojshëm.Mjekët kanë apeluar sidomos te personat në moshë më të vjetër, të vaksinohen që të mbrohen nga gripi sezonal.Megjithatë, për shkak të mungesës së vaksinave, ata nuk kanë arritur të vaksinohen.