Home Lajme KOSOVË FILLON TAKIMI I KRYEMINISTRAVE MUSTAFA-VUÇIQ

Pas takimeve që fillimisht përfaqësuesja për Politikë të Jashtme e BE-së, Frederica Mogherini, ka zhvilluar ndaras me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, të kryesuar nga kryeministrat, Isa Mushtafa në njërën anë dhe Aleksandar Vuçiq në anën tjetër, ka filluar edhe takimi i përbashkët i të dy delegacioneve.

Në këtë takim që po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësim të BE-së, e cili vjen brenda më pak se një jave nga takimi i fundit të martën e kaluar, palët pritet të arrijnë marrëveshje për telekomunikacionin, energjinë, Asociacionin e Komunave veriore, dhe të ashtuquajturin Parku i Paqes, raporton lajmi.net.

Në takimin e kaluar, palët kishin mundur të arrijnë pajtim vetëm për policiat e sigurimeve për kalim pa pengesa të automjeteve në të dy anët e kufirit Kosovë-Serbi.

KULTURË

0 2774

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...