Home Lajme FORUMI RINOR ISLAM SHËNOI VITIN E RI ISLAM, DEKOROI MË TË MIRËT

Forumi Rinor Islam organizoi manifestimin tradicional të Vitit të Ri të kalendarit islam, Hixhri 1437. Manifestimi në fjalë u mbajt në Sallën Opera dhe Baleti, në Shkup.

Është ky viti i pesëmbëdhjetë që Forumi Rinor Islam organizon këtë aktivitet madhështor.Ashtu siç është traditë e këtij manifestimi, u bë shpallja e shkollarëve të mesëm dhe studentëve më të dalluar të shkollave dhe universiteteve nga disa qytete të vendit tonë.
Hapja e manifestimit u bë me lexim të Kuranit nga hafizi Abdulkerim Ebibi duke vazhduar më pas me fjalën përshëndetëse të kryetarit të përgjithshëm të Forumit Rinor Islam, Fevzi Musliut.Pjesa kulturore dhe artistike e manifestimit u mbulua nga recitalet “Vdis para se të vdesësh” dhe “Përndritje”, të interpretuara nga aktori Arsim Fazlija si dhe me ilahitë e kënduara nga vëllezërit Nuhiju. Poashtu u interpretuan edhe ilahitë “Dritë mbi dritë” dhe “Plaka e shkretëtirës” shkruar nga Fatmir Muja enkas për këtë mbrëmje, interpretoi Egzon Ibrahimi.
Përveç kësaj, u ndanë edhe çmimi “Hafizi i ri i vitit” të cilin Forumi Rinor Islam e ndan tanimë pesë vite me radhë, dhe çmimi “Shkencëtari i ri i vitit” i cili sivjet u nda për të gjashtën herë në këtë manifestim.Çmimi “Hafizi i ri i vitit” shkoi për hafizin katërmbëdhjetë vjeçar Sabit Gashi, nga Podujeva e Republikës së Kosovës, ndërkaq si shkencëtar i ri i vitit u dekorua Mr. Driton Kuçi, nga qyteti i Shkupit.
Traditë e këtij manifestimi është edhe dekorimi i personaliteteve me arritje e kontribute të veçanta. Mersiha Smailoviq u dekorua për kontributin e dhënë në përmirësimin dhe aftësimin e gruas muslimane në shoqëri, poashtu edhe për verpimtarinë e saj në fushën humanitare dhe atë të mirëqenies sociale. U dekorua edhe hafizja Hava Baki (post mortum) për kontributin e saj në edukimin fetar dhe arsimimin e gjeneratave të reja. FRI dekoroi edhe Akademikun Izet Zeqiri për përkushtimin në fushën akademike dhe shkencore si dhe angazhimin e tij në drejtim të arritjes së mirëqenies së përgjithëshme në shoqëri.

Personalitetet u dekoruan nga kryetari i përgjithshëm i Forumit Rinor Islam, Fevzi Musliu, ndërkaq Izet Zeqiri mbajti fjalim rasti në emër të të dekoruarve.

Ndërkaq, pika kryesore e këtij manifestimi, si çdoherë, ishte dekorimi i studentëve më të mirë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Universitetit të Shkupit, Universitetit Ballkanik, Universitetit FON dhe Universitetit të Evropës Juglindore. Poashtu u dekoruan edhe shtatë më të mirët me notën mesatare 10.00. Studentja Anesa Aliti mbajti fjalë rasti në emër të studentëve më të mirë të vendit.
Me këtë, u përmbyll manifestimi duke e nxjerrë në pah edhe një herë theksin e veçantë që ky manifestim vë mbi dijen dhe arsimin e që është manifestimi me karakter kulturoro-fetar më i madh në vend.

Hixhri 1437 (3)

Hixhri 1437 (4)

Hixhri 1437 (5)

Hixhri 1437 (6)

Hixhri 1437 (8)

Hixhri 1437 (9)

Hixhri 1437 (10)

Hixhri 1437 (12)

Hixhri 1437 (13)

Hixhri 1437 (14)

Hixhri 1437 (15)