Home Lajme KOSOVË FSK vazhdon operacionet pas përmbytjeve në disa komuna të Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka vazhduar operacionet e Kërkim Shpëtimit, pas vërshimeve nga shiu, në disa lokacione në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.Në njoftimin e FSK-së, bëhet e ditur se operacionet janë duke u realizuar në disa lokacione të territorit të Republikës së Kosovës: KK Fushë Kosovë, Gjakovë, Drenas, në objektin e Klinikes së Pomologjisë në QKUK – Prishtinë, ku ekipet janë duk realizuar operacionet e ndihmës për personat e ngujuar nëpër shtëpitë e tyre.Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:Ekipet e FSK-së vazhdojnë me operacione të Kërkim Shpëtimit pas vërshimeveEkipet e Kërkim -Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) janë duke realizuar operacionet e Kërkim Shpëtimit pas vërshimeve të ujit gjatë ditëve të fundit.Opercaionet janë duke u realizuar në disa lokacione të territorit të Republikës së Kosovës: KK Fushë Kosovë, Gjakovë, Drenas, në objektin e Klinikes së Pomologjisë në QKUK – Prishtinë, ku ekipet janë duk realizuar operacionet e ndihmës për personat e ngujuar nëpër shtëpitë e tyre. Forca e Sigurisë së Kosovës në bazë të misionit të saj është gjithmonë e gatshme që të kryej operacionet e reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe t’i ndihmoj autoritet civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera.