Home Lajme KOSOVË Gastronomët nesër dalin në protest kundër masave të Qeverisë: NUK MUJNA MO,...

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës nesër do të del në protest kundër masave të reja të Qeverisë së Kosovës.Ata kanë ftuar të gjithë gastronomët të dalin në ora 12:00 deri në 13:00 para lokaleve të tyre dhe të protestojnë me tenxhere e lugë, transmeton Indeksonline.“Nuk mujna mo, jemi shterrë”, është motoja e kësaj proteste.Përveç kësaj, gastronomët edhe të hënën do të dalin në protestë kundër këtyre masave që I ka ndërmarr Qeveria e Kosovës.Në masat e fundit të ndërmarra, 7 qytete do të karantinohen, duke mbyllur të gjitha lokalet.Kurse, qytetet që s’janë në karantinë, do të duhet t’I mbyllin lokalet e gastronomisë në ora 20:00.Komunikata e plotë e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës:I ftoj gastronomët që nesër prej orës 12:00 – 13:00 të dalin para lokaleve të tyre dhe në shenjë proteste ndaj Qeverisë të protestojnë me Tenxhere e Lugë.T’ua bëjmë me dije se NUK MUJNA MO, JEMI SHTERRË.Secili prej nesh është që të mbrohemi nga pandemia, veç nuk mund të durojmë më mospërfilljën nga Qeveria, sepse JEMI SHTERRË – sepse NUK PO NA NDIHMONI, NUK PO NA SHINI NJEHNI PËR T’GJALLË!Vendimi i fundit tregon më së miri që Qeveria e ka harru EKONOMINË:– MSHEL GASTRONOMINË– MSHEL SUPERMARKETET– MSHEL EKONOMINË– HAPI KUFINJT LE T’DALIN EDHE ATO PAK PARE JASHTË KOSOVËS.OJ QEVERI, JENA SHTERRË NUK MUJNA MO, MERRNI VESH!!!PROTESTA E RADHËS, TË HËNËN MË 9 NËNTOR!

KULTURË

0 58

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren