Home Lajme KOSOVË Gati dyfish më shumë të vdekur në vitin 2020 se sa në...

Gjatë vitit të kaluar, 2020, kanë vdekur gati dyfish më shumë persona se sa në vitin 2019, shkruan Indeksonline.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin korrik të vitit 2019 kanë vdekur 761 persona, ndërsa në vitin 2020 kanë vdekur 1126 persona.

Në gusht 2019 vdiqën 779 persona, ndërsa në gusht 2020 humbën jetën 1306 persona.

Në muajin shtator të 2019 kanë vdekur 770 persona kurse në të njëjtin muaj të vitit 2020 vdiqën 1216 persona.

Vetëm një pjesë e tyre kanë vdekur si të konfirmuar nga Covid-19, ndërsa nuk dihet për pjesën tjetër, thotë Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK.