Home Lajme BOTË Gazetari italian i kërkon ndihmë për të nxjerr vogëlushin shqipëtar nga Siria,ambasadori...

Gazetari italian i kërkon ndihmë për të nxjerr vogëlushin shqipëtar nga Siria,ambasadori i mbyll telefonin

Gazetarët italianë të emisionit investigativ “Le iene” kanë bërë të mundur gjetjen e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha në një kamp të burgosurish në veri lindje të Sirisë i kontrolluar nga forcat kurde.

Gazetarët italianë kanë mundësuar pak ditë më parë udhëtimin e babait shqiptar në kampin Al-Hol të Sirisë, vendi ku mbahen të burgosur rreth 70 mijë persona, 90% e të cilëve janë gra e fëmijë.
“Le iene” kanë bërë të mundur që pas 5 vitesh Alvin ka mundur të përqafojë babain e tij. Alvin komunikon në shqip, kërkon të shkojë në shkollë e të takoj gjyshin. Fizikisht nuk është mirë. Gjatë bombardimeve ku mbeti viktimë nëna e tij është plagosur në njërën këmbë që i vështirëson ecjen. Gazetarët italianë vihen në kontakt me ambasadorin shqiptar në Turqi të cilit i kërkojnë ndihmë për ta nxjerrë vogëlushin Alvin nga kampi Al Hol.

Por me gjithë premtimet asnjë aksion konkret nga autoritetet shqiptare. Forcat kurde qe ruajnë kampin nuk lejojnë largimin e vogëlushit shqiptar pa praninë e një funksionari shqiptar. Babai Afrim detyrohet të ndahet nga djali i tij. Alvin rikthehet në kamp. Gazetari italian i bën thirrje qeverisë shqiptare e ambasadës shqiptare në Turqi të ndihmoj shtetasin e tyre Afrim Berisha të nxjerr nga ky kamp të burgosurish djalin e tij 6 vjeçar Alvin.

Gazetari italian i bën thirrje qeverisë shqiptare e ambasadës shqiptare në Turqi të ndihmojë shtetasin e tyre Afrim Berisha të nxjerr nga ky kamp të burgosurish djalin e tij 6 vjeçar.

Por edhe pse fillimisht tha se do te bente te pamunduren per te shpetuar Alvin, pas 10 ditesh ambasadori shqiptar ne Turqi, Gent Gazheli i mbylli telefonin gazetarit italian.

KULTURË

0 2793

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...