Home Lajme KOSOVË Gjendet i vdekur 46-vjeçari i zhdukur nga Vitia

Hesat Rrahmani, 46 vjeç nga komuna e Vitisë i zhdukur nga data 14 janar, është gjetur i vdekur në territorin e Ferizajt.
Kështu ka bërë të ditur komuna e Vitisë përmes një shkrimi në Facebook. Me ç’rast kryetari i kësaj komune Sokol Haliti, i ka shprehur ngushëllime familjarëve.

Postimi i plotë:

Telegram ngushëllimi i Kryetarit Haliti me rastin e gjetjes së trupit të pajetë të qytetarit vitias, Heset Rrahmanit
Kryetari i komunës ës Vitisë, Sokol Haliti ka shprehur ngushëllimet familjes Rrahmani nga Debelldehu pas gjetjes së trupit të pajetë të qytetarit vitias,Heset Rrahmanit, i cili ishte raportuar si i zhdukur me 14 janar të këtij viti.

“E nderuara familja Rrahmani, me dhimbje të thellë morëm lajmin se anëtari i familjes suaj është gjetur i pajetë. Në këtë rast të pikëllimit, ju lutëm që në emrin tim personal dhe të komunës së Vitisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, u shpreh kryetari Haliti.

Ngushëllime!
Sinqerisht

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti